Pa kaluar 24 orë nga ku disa qytetarë u përfshinë në një përleshje fizike me disa policë në Viti, e që shumica nga ta përfunduan në spital, përsëri gjatë ditës së djeshme është rrahur një polic.
Tash, ngjarja ka ndodhur në Veterrnik të Prishtinës.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që të njëjtit kanë sulmuar dhe kanë penguar në detyrë dy zyrtarë policorë. Njëri nga zyrtarët ka pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit njëri prej të dyshuarve është liruar, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës.






















