Zëvendësi i Enver Hoxhajt i cili njëherësh është edhe bashkëkryesues i këtij komisioni ka theksuar se “ky protokoll që po e nënshkruajmë sot është një dokument i mirë që do të shërbej si udhërrëfyes për të t’i intensifikuar dhe për t’i dhënë një dinamikë më të madhe aktiviteteve të përbashkëta ndërmjet dy vendeve në të gjitha fushat”.
Me këtë rast Murtezaj e ka falënderuar ministrin Magyar për mbështetjen e vazhdueshme që shteti hungarez ia ka dhënë Kosovës në vazhdimësi, por edhe tash.
“E falënderoj Qeverinë e Hungarisë dhe popullin hungarez për gjithë mbështetjen që i ka dhënë Kosovës në kohërat e vështira por edhe në kohërat e sotme të zhvillimit për njohjen e shtetit të pavarur të Kosovës dhe për përkrahjen e Hungarisë në anëtarësimet e Kosovës në organizatat dhe institucionet e ndryshme ndërkombëtare”, ka deklaruar zëvendësministri Murtezaj.
Nga ana tjetër, Magyar, duke kujtuar raportet e mira ndërmjet dy shteteve është shprehur i bindur se në të ardhmen Kosova dhe Hungaria do të arrijnë të flasin për rezultatet e projekteve të përbashkëta pasi siç është ka theksuar ai, nga investimet hungareze në Kosovë do të bëhen shumë projekte të cilat do të përmirësojnë jetën e qytetarëve.























