Organizatori i këtij takimi, Naim Rashiti nga Grupi Ballkanik për Politika ka thënë se ishte takim I vështirë dhe se janë diskutuar disa tema, duke përfshirë dialogun me Serbinë, Asociacionin, Demarkacionin, e zgjedhjet.
“Ishte takim shumë i gjatë dhe jo i lehtë; u diskutuan temat e rëndësishme, dialogu me Serbinë, Asociacioni i komunave me shumice serbe, marrëveshja e Demarkacionit, zgjedhjet, legjislacioni kritik, Rregullorja e Kuvendit dhe procesi i vazhdimit të këtij dialogut”, ka shkruar Rashiti në profilin e tij në “Facebook”.






















