N.M i akuzuar për veprën penale ‘Vrasje e rëndë në ndihmë’ është dërguar në Emergjencë pasi që iu dha ndihma e parë në qendër, por me të arritur në spital ai nuk ka mundur të mbijetojë, transmeton lajmi.net
Lexo komunikatën nga Shërbimi Korrektues i Kosovës:
Sot, më datë 3 Prill 2017, rreth orës 12:45, i paraburgosuri N.M., i akuzuar për veprën penale “Vrasje e rëndë në ndihmë”, pas dhënies së ndihmës së parë nga stafi mjekësor i Qendrës së Paraburgimit në Lipjan, me udhëzim të mjekut të kësaj qendre, është përcjellë për në Emergjencën e qytetit.
Nga QKMF Lipjan, kemi pranuar informatën se i paraburgosuri N.M, edhe pse është reaminuar, nuk ka mundur të mbijetojë. Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.






















