Mërgimtarët kosovarë zakonisht zgjedhin operatorët e transferimit të parave për të dërguar të holla për miqtë apo të afërmit në shtëpi.
Fluksi i dërgesave të emigrantëve të huaj në Kosovë ka shkuar deri në 691 milionë euro në vitin 2016, krahasuar me 665.5 milionë euro në vitin 2015, shkruan Seenews.
Nga gjithsej këto 665.5 milionë euri, 148.4 milionë euro janë dërguar nga kosovarët që jetojnë në Gjermani, dhe 90.5 milionë euro nga ata që jetojnë në Zvicër.























