Ai tani është liruar më kusht dhe pasi që nuk ka të drejtë ta lëshojë shtetin francez, familjarët e tij janë të detyruar që ta vizitojnë atë në Francë, shkruan lajmi.net.
Është hera e parë që Haradinaj i takon të gjitgë fëmijët bashkë.
Bashkëshortja e tij, Anita Haradinaj bashkë me tre fëmijët e saj , sot e kanë vizituar Ramushin.
Ajo ka hedhur një fotografi në Instagram ku shihen bashkë e gjithë familja dhe dukeshin të qeshur pranë njëri-tjetrit.
Fotoja u komentua nga ndjekësit e saj të cilët shprehnin respektin dhe përkrahjen e tyre për kryetarin e AAK-së.






















