Gjatë seancës së djeshme, deputetët e VMRO-DPMNE-së i përsëritën kërkesat, qartë të thuhet çfarë është dakorduar me BDI-në, si dhe për anulimin e platformës së Tiranës. Ata theksuan se dalja e vetme nga kriza politike është mbajtja e zgjedhjeve parlamentare së bashku me ato lokale.
Deputetët e LSDM-së, kërkuan të ndërpritet me shkeljen e Rregullores dhe keqpërdorim e institutit për vërejtje procedurale. Theksuan se debati duhet të përqendrohet në pikën e rendit të ditës dhe të lihet çdo çështje të debatohet kur të vjen koha për atë, shkruan Zhurnal.mk.
Deputetët gjatë debatit këmbyen mes vete edhe akuza dhe thirrje për goja keqpërdorime kriminele. Janë paraqitur 51 deputetë për diskutim. Deri më tani e kanë shfrytëzuar të drejtën e fjalës tre deputetë.
Në Komision, VMRO-DPMNE do të përfaqësohet me gjashtë anëtarë, LSDM do të ketë pesë, ndërsa BDI dhe BESA nga një anëtar.
Konfirmimi i propozimit për përbërje të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve është parakusht për vazhdim të seancës konstituive kuvendore e cila filloi më 30 dhjetor të vitit 2016, por u ndërpre, për shkak se nuk u sigurua shumicë parlamentare për zgjedhje të kryetarit të Dhomës ligjdhënëse.
Në rend dite të seancës është edhe përzgjedhja e kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë.





















