• Latest
  • Trending
  • All

Si do të zgjidhet çështja e Brexitit?

30/03/2017

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 19 June, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Si do të zgjidhet çështja e Brexitit?

30/03/2017
in Aktualitet, Lajme

Kanë kaluar nëntë muaj nga vendimi i britanikëve në referendum për dalje nga Bashkimi Evropian. Tani qeveria britanike paraqiti zyrtarisht kërkesën për dalje nga BE-ja. Por negociatat mes BE-së dhe Britanisë së Madhe nuk do të jenë aspak të lehta.

  1. Për çfarë do të negociohet?

Që në pikën e parë mendimet ndahen: Brukseli i sheh negociatat vetëm si fillim të procesit për ndarje, ndërsa Londra do të përpiqet që negociatat t’i shfrytëzojë si pikënisje për një pozitë më të mirë pas kësaj. Ndër temat më të rëndësishme është tregtia, sepse Britania e Madhe në të ardhmen duhet të ketë marrëveshje të posaçme, pasi nuk do të jetë më pjesë e tregut të brendshëm të BE. Brukseli mendon se marrëveshjet e tilla mund të arrihen vetëm pas ndarjes.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Por së pari duhet të zgjidhet problemi i statusit të tre milionë shtetasve të BE në Britani dhe rreth 900.000 britanikëve në vendet e BE. Ata do të humbin të drejtën e kujdesit shëndetësor dhe pensioneve. Një britanik që jeton në Costa del Sol të Spanjës p.sh. duhet të bëj gati valixhet. Gati një e treta e britanikëve në BE, jeton në Spanjë.

Se cilat tema të tjera do të hapen më pas ende nuk dihet saktë. BE do të donte që sa më parë të flitet për llogaritë e hapura mes Londrës dhe Brukselit. Ndërsa kryeministrja britanike do të donte që këtë çështje sensibël ta lerë për në fund.

  1. Sa para ka borxh qeveria britanike?

Bëhet fjalë për një shumë tepër të madhe që prej javësh përmendet në media: 60 miliardë Euro. Insajderët flasin thjesht për “The Bill” (faturën). Nëse fatura vërtetë do të jetë kaq e lartë, aktualisht nuk e di askush. Pala britanike flet për 20 miliardë Euro. Por është e qartë: Britania e Madhe ka detyrime, që nuk do të përfundojnë në ditën e daljes nga BE-ja. Kjo ka të bëjë për shembull me pensionet e nëpunësve, që do të thotë se obligimet do të vazhdojnë.

  1. Çfarë strategjie ndjekin palët?

Shumë vendimmarrës në Bruksel janë të mendimit se Londra do të përballet me pasojat e daljes nga BE-ja. Jean-Claude Juncker thotë: “Dezertori nuk do të pritet me duar hapur.” President i Këshillit Donald Tusk ka paralajmëruar se 48 orë pas aktivizimit të Nenit 50, do të fillojnë negociatat për daljen e britanikëve. Ndërsa miratimin e tyre do ta bëjnë krerët e 27 shteteve anëtare, në një samit të jashtëzakonshëm, një muaj më pas.

Britanikët do të përpiqen që sa më shumë të përfitojnë nga ky proces. Gjuhët e këqija thonë se britanikët do të përpiqen të përfitojnë përmes motos “divide and conquer” – përçajë e sundo.  Por shefat e shteteve anëtare të BE kanë demonstruar së fundi  – unitet në kohën e krizave.

  1. Kush negocion kushtet për Brexit?

Se kush do të negociojë nga ana e BE-së, do të shpjegohet më vonë. Këshilli i Evropës, Komisioni i BE-së dhe Parlamenti kanë të drejtë fjale. Ndërsa nga ana britanike është krijuar edhe një ministri e veçantë për Brexit, e cila do të marrë përsipër negociatat. Ajo drejtohet nga një prej nxitësve më të denjë të daljes nga BE, David Davis.

  1. Ku do të jetë kufiri i BE-së?

Problemi i kufirit do të shtrohet edhe në Irlandë. Kufiri mes Irlandës së Veriut, e cila i takon Britanisë së Madhe, dhe Republikës së Irlandës, është tani i kalueshëm pa problem dhe pa kontrolle. Të dy vendet janë anëtare në BE. Nëse i beson fjalëve të ministrit për Brexit, David Davis, ashtu edhe do të mbetet. Por një pyetje mbetet pa përgjigje: Si është e mundur një gjë e tillë, nëse Britania do të parandalojë ardhjen e refugjatëve nga BE? Çështja e kufirit të jashtëm të BE-së nuk është zgjidhur.

  1. Kur do të përfundojnë negociatat?

Zyrtarisht thuhet se negociatat do të vazhdojnë dy vjet. Kështu thuhet në Nenin 50, i cili parashikon daljen e një vendi nga BE-ja. Por ka dhe mundësi të tjera. Për shembull, britanikët mund ta përplasin derën, sipas motos: “No deal is better than a bad deal” (Më mirë pa marrëveshje se një marrëveshje e keqe). Gjërat mund të komplikohen nëse parlamentatet e vendeve anëtare fitojnë të drejtën e fjalës. Por kjo ende nuk është e qartë.  Në fund vendet anëtare duhet të miratojnë marrëveshjen dhe për këtë nevojiten të paktën disa muaj. Por ekziston edhe mundësia e zgjatjes së negociatave, nëse Brukseli dhe Londra konstatojnë se pas dy vitesh negociatat nuk kanë përfunduar. Por këtë vendim duhet ta miratojnë të gjitha shtetet anëtare.

  1. Çfarë do të ndodhë më pas?

Kur të dy palët të bien dakord për ndarje, marrëveshja duhet të miratohet nga të gjitha 27 vendet anëtare, të cilat duhet të merren vesh edhe për raportet e ardhshme me BE. Sir Ivan Rogers, deri para ca muajsh ambasador britanik në BE, mendon se negociatat për raportet e ardhshme do të zgjasin deri në 10 vjet, deri sa të nënshkruhen marrëveshjet e reja.

Kryeministrja britanike Theresa May nga ana tjetër beson se vendi i saj do të ketë një të ardhme të ndritur: vendet e tjera mezi po presin për të nënshkruar marrëveshje tregtare me Britaninë e Madhe! Ndërsa Ken Clarke, deputet konservator dhe simpatizant i idesë së mbetjes në BE përgjigjet duke shtruar pyetjen: “A është kjo vetëm një fantazi?”

Post Views: 72
Tags: albanianQeveria Britanike
Previous Post

Drenori refuzon ofertën e Lladrovcit 

Next Post

Behgjet Pacolli thotë se janë takuar me LDK-në për koalicion

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Behgjet Pacolli thotë se janë takuar me LDK-në për koalicion

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.