Kryetari i Prishtinës, ka reaguar edhe sot në facebook ku ka thënë se i ka pritur këto sulme pasi është vit i zgjedhjeve.
Por në statuset e Ahmetit në facebook, komentuesit kanë kërkuar nga ai që ta pranojë ose ta demantojë këtë lajm i cili po qarkullon nëpër media.
“Mire u kan me dal ose me pranu ose me demantu lajmin”, i ka thënë një komentues Ahmetit, i cili i është kundërpërgjigjur duke shkruar: “Sa here?”
Përkundër që ka reaguar disa herë, Shpend Ahmeti në asnjë postim nuk ka thënë qartasi se a janë apo jo të vërteta fotografitë, apo i kujt ishte jahti.























