Navalny dhe qindra të tjerë janë arrestuar të dielën gjatë protestave kundër qeverisë në disa qytete të Rusisë.
Ai pritet të akuzohet për organizimin e tubimeve të paautorizuara, që kanë çuar në shkelje të rendit publik.
Navalny mund të dënohet me 15 ditë burgim.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë dënuar arrestimin e protestuesve dhe kanë bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të tyre.
Të dielën, mijëra njerëz protestuan duke bërë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit rus, Dmitry Medvedev, nën dyshimet për korrupsion.
Shumica e marshimeve u organizuan pa leje zyrtare.























