Ai ka shkruar në facebook, se sonte duhet të rikthehet gëzimi i ndeshjes së parë, por duke shpresuar në një fitore të Kosovës.
“Sonte duhet ta rikthejmë entuziazmin dhe gëzimin e ndeshjes së parë. Por, kësaj radhe me një fitore. Suksese djemve tanë! HTH”, ka shkruar Thaçi në facebook.
Ndeshja Kosovë- Islandë, zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:45 në Shkodër.






















