Kjo do të thotë se në Sistemin e Informacioneve Kadastrale për Tokën në Kosovë, sistem ky i cili administron regjistrat pronësorë zyrtar në Republikën e Kosovës, këto prona figurojnë në pronësi të Republikës së Kosovës.
Procesi për kthimin e këtyre pronave kishte filluar në vitin 2015 nga Ministria e Drejtësisë, ndërsa pas kontrollit dhe identifikimit të këtyre pronave dhe në bashkëpunim mes institucioneve të ndryshme vendore, Agjencia Kadastrale e Kosovës ka azhurnuar regjistrat pronësorë duke regjistruar si pronar të këtyre pronave Republikën e Kosovës.























