Nëse ky vendim vazhdon të shtyhet ekziston mundësia që Lushtaku të kandidoj edhe në një mandat për kryetar të kësaj komune.
Avokati i tij, Arianit Koci ka thënë për lajmi.net se pret që ankesa t’i aprovohet si e bazuar duke theksuar se vendimi për Sami Lushtakun pritet shumë shpejt.
“Aktualisht nuk ka pengesë ligjorë që Sami Lushtaku të jetë kandidat për kryetar komune, për shkak se e mbron prezumimi i pafajësisë”, ka thënë Koci.
Mirëpo, Koci nuk është në dijeni se klienti i tij ende ka ambicie që të garoj për kryetar.
Zgjedhjet Lokale pritet të mbahen në nëntor të këtij viti.






















