• Latest
  • Trending
  • All

Liderët nëpër fushata partiake, institucionet pa vendimmarrje

23/03/2017

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 4 September, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Liderët nëpër fushata partiake, institucionet pa vendimmarrje

23/03/2017
in Aktualitet, Lajme
Tubimet me qytetarë apo me degë e aktiva të partive politike janë bërë përditshmëri e udhëheqësve të institucioneve.

Analisti Imer Mushkolaj thotë se orientimi kah agjendat partiake dëshmon se udhëheqësit e shtetit kanë dështuar në përmbushjen e agjendës dhe miratimin e çështjeve të rëndësishme për të cilat është krijuar koalicioni qeverisës me mbështetjen dhe përkrahjen ndërkombëtare.

“Angazhimi politik në vend se të bëhet në institucione, po bëhet nëpër qytete të ndryshme, nëpër tubime partiake, nëpër shtëpitë e qytetarëve, të cilëve po u ofrohet alternativa qeverisëse nga partitë e ndryshme”.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

“Ndërkohë që alternativa qeverisëse për të cilën këta qytetarë kanë votuar, në fakt nuk po mund të zbatohet në praktikë”, thotë Mushkolaj për Radion Evropa e Lirë.

Në fushatë, sipas Imer Mushkolajt, janë përfshirë si partitë në pushtet ashtu edhe ato në opozitë. Aktualisht, thotë ai, zgjedhjet po shihen si rrugë më e lehtë sesa miratimi i shumë çështjeve, për të cilat edhe është krijuar koalicioni aktual.

“Duke pas parasysh se nuk po shihen shenja që kriza politike do të zgjidhet, përkatësisht situata të zhbllokohet, fatkeqësisht zgjedhjet po shihen si opsion i vetëm i mbetur, pavarësisht se mund të ndodhë që konfigurimi politik pas zgjedhjeve të mos pësojë ndryshime të mëdha”, thotë Mushkolaj.

Gjatë dy vjetëve të fundit, aktivitetin kryesor për të çuar vendin në zgjedhje e kanë zhvilluar partitë opozitare.

Por, së fundmi, sipas analistit nga Demokraci Plus, Driton Selmanaj, një fushatë të fuqishme po e zhvillon edhe Partia Demokratike Kosovës (PDK) dhe lideri i saj Kadri Veseli, me çka, thekson ai, po i dërgohet mesazh Lidhjes Demokratike të Kosovës se qëndrueshmëria e koalicionit është vënë në pikëpyetje.

“Në fakt, aktivitetin më të madh po e shohim të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, dhe unë mendoj se me këtë ai po tenton t’i arrijë dy qëllime, e para për ta përgatitur veten si lider i të ardhmes ose edhe për t’iu thënë njerëzve në Kosovë se unë jam kryeministri i ardhshëm i këtij vendi, dhe e dyta mendoj për të bartur mesazh te partneri i koalicionit (LDK-ja) që të mos ndihet rehat në asnjë sekondë sepse ai mund ta kërcënojë ekzistencën e këtij koalicioni sa herë që ai mund ta bëj një gjë të tillë”, tha Selmanaj për Radion Evropa e Lirë.

Koalicioni aktual, thekson Selmanaj, për Partinë Demokratike të Kosovës po shihet si i panevojshëm dhe se jetëgjatësia e kësaj Qeverie, është vetëm rezultat presioneve ndërkombëtare.

“Partia Demokratike e Kosovës e sidomos Kadri Veseli, pas zgjedhjes së Hashim Thaçit president, vazhdimin e koalicionit me LDK-në e shohin absolutisht si të panevojshëm. Ata këtë koalicion e mbajnë më tepër për shkak të presioneve ndërkombëtare sesa nga dëshira e tyre. Në momentin që është zgjedhur Thaçi president, PDK e konsideron atë si post me mandat të plotë, kështu që më në asnjë rast nuk mund ta shohin që postin e kryeministrit ta mbajë Isa Mustafa (kryetar i LDK-së)”, thotë Selmanaj.

Sidoqoftë, koalicioni ndërmjet PDK-së dhe LDK-së, ku bëjnë pjesë edhe komunitetet jo shumicë, ishte mbështetur nga faktori ndërkombëtar, duke besuar se do të zbatonte të paktën tri qëllime: Fillimisht të themelonte Gjykatën Speciale, të cilin e ka përmbushur duke miratuar bazën e nevojshme ligjore. Së dyti, ta ratifikojë Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe së treti të zbatonte marrëveshjet nga dialogu me Serbinë, me theks të veçantë në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Dy qëllimet e fundit, koalicioni aktual nuk i ka përmbushur.

Për shkak të mospajtimeve dhe mungesës së zgjidhjeve politike rreth këtyre dy qëllimeve, vendimmarrja në Kuvendin e Kosovës aktualisht është bllokuar. Madje, sipas analistëve, tani para koalicionit do të paraqitet edhe sfida e radhës, ajo e miratimit të Ligjit për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në mision ushtarak, sipas propozimit të presidentit Thaçi, i cili, besohet se mund të përplasë politikën kosovare edhe me qendrat e vendimmarrjes ndërkombëtare.

Paaftësia për t’i zbatuar qëllimet kryesore, sipas analistëve politikë, mund të sjell si opsion zgjedhjet e parakohshme.

Tags: albanianedi rama
Previous Post

Kuvend, Rama “masakron” Blushin: Në karrige edhe pak javë (Video)

Next Post

Rohani do të takohet me Putinin më 28 mars

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Rohani do të takohet me Putinin më 28 mars

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.