Në deklaratën për media të Kremlinit thuhet se Putini dhe Rohani do të bisedojnë më 28 mars dhe më theks të veçantë do të flasin për raportet tregtare dhe investimet.
Gjithashtu, dy liderët priten të diskutojnë për “zbatimin e projekteve të mëdha të përbashkëta në sferën e energjisë dhe infrastrukturës së transportit”, thuhet në deklaratë.






















