Specialistët bëjnë me dije se bëhet fjalë për rreth 20 ton peshk Gjuc të ngordhur, sasia më e madhe e dëmtuar ndonjëherë në në këtë zonë.
Sipas tyre, ngordhja është shkaktuar si pasojë e gjuetisë së paligjshme me lëndë plasëse, shkruan shekulli.
Ende nuk ka një hetim lidhur me këtë çështje, e cila për biologët është katastrofa më e madhe ekologjike në Liqenin e Fierzës.
























