“Shfaqje të tilla vetëm sa kanë nisur, ata dhe mentorët e tyre shihet se janë në përpjekje të ‘godasin’ në ditën e zgjedhjeve. Opozita preferon që në këtë proces zgjedhor të akuzoj për mashtrim”, thuhet në reagimin e Listës Serbe.
Kjo listë ka shtuar se më këto veprime opozita serbe tregon se dëshiron ta njoh Kosovën.
Partitë opozitare serbe kanë deklaruar se Vuçiq është duke përdorur metodat e Millosheviqit i cili më parë ka vjedhur vota nga Kosova.






















