Bëhet fjalë për viktimën A.K mashkull, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, (QKUK).
Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes si dhe përfundimit të procedurave fillestare nga ana e policisë, në stacionin policor jugu në Prishtinë, në konsultim me Prokurorin e shtetit, janë iniciuar rastet, kanosje dhe lëndim trupor, ndërkohë që puna hetimore e policisë është fokusuar në identifikimin e personave të dyshuar me qëllim kapjen e tyre, si dhe zbardhjen e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje.






















