Kjo o Kumtesa e PDK-së drejtuar pushtetit në Podujevë
PDK e Podujevës po konsideron që, Degës së LDK-së në Podujevë pasi i mungojnë argumentet për keq-qeverisjen, përbaltë mësimdhënësit dhe për këtë mundohet që fajin ta hedh tek PDK-ja, edhe pse ajo e thotë vet me zë dhe figurë. “Punonjësit e arsimit kanë sakrifikuar shumë. Kjo është e ditur botërisht dhe për këtë PDK ndihet shumë krenare ashtu siç ndihen qytetarët, perveç jush. Por arsimin e ka katandisur pushteti aktual në Podujevë dhe meqë e ka katandisur aq keq, këta mundohen që t’i përbaltin punonjësit arsimor, por kjo bëhet në mënyrë perfide se gjoja të tjerët e thonë.
Të nderuar pushtetarë, i nderuari Veliu, tregoni qytetarëve llapjan, pse nuk morët masa kundër ish drejtorit, Sheqir Krasniqi, në shkollen M.U. “Afrimi dhe Fahriu”, në Lluzhan, i cili vazhdimisht mbante revole brenda objekteve të shokllës, me te cilën iu kërcënua me vrasje teknikut të kësaj shkolle, por e dekoruat duke e emëruar zv.drejtor në shkollën fillore “Ibrahim Rugova”, në qendër të qytetit të Podujevës, dhe që është e kundërta me filozofinë paqësore të ish liderit tuaj historik, sepse ai ishte kundër armëve.
Apo e vërteta tjetër, se ky ka edhe bashkëshorten asambleiste të partisë suaj që e drejtoni dhe dëshironi që keto raporte klienteliste të ruhen e të mos zvetnohen?!
Taktikat para elektoratit per t’u dukur ndryshe ngaqë jeni, tashmë nuk i hajnë as adoloshentët, e jo elektorati i pjekur që çdo ditë e më shumë është duke ju injoruar dhe duke ju kthyer shpinën, për mospërmbushjen e premtimeve të shumta që u keni dhënë dhe nuk i keni realizuar.





















