• Latest
  • Trending
  • All

Rrëfimi, ‘Si e çova nga Shkodra në Elbasan oficerin e vrarë në vitin 1997’

23/03/2017

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 3 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Rrëfimi, ‘Si e çova nga Shkodra në Elbasan oficerin e vrarë në vitin 1997’

23/03/2017
in Aktualitet, Lajme

Agim Kashi, i cili transportoi në ngjarjet e 2 prillit të vitit 1991 të plagosurit dhe të vrarët që ranë dëshmorë, pas 6 vitesh u bë protagonist i një tjetër momenti të vështirë, luftës civile të ’97-ës. Natën e 12 marsit të këtij viti të mbrapshtë, turma e irrituar rrethoi repartin ushtarak kundër-ajror në ish-fushën e Dobraçit në Shkodër. Në tentativë për të qetësuar njerëzit e irrituar, mbetën të vrarë komandanti Muhamet Hasmuja, 38 vjeç nga Gruemira dhe pak minuta më vonë u vra edhe oficeri Hoxha, ndërsa mbeti i plagosur oficeri tjetër, Agron Kodra nga Reçi i Malësisë së Madhe. Edhe pse shteti kishte rënë dhe Shqipëria ndodhej nën kontrollin e bandave të armatosura, Agim Kashi me autoambulancën e spitalit të Shkodrës, me të cilën punonte, dërgoi në Mollas të Elbasanit arkivolin me trupin e pajetë të oficerit të vrarë në një udhëtim prej 200 kilometrash. I shoqëruar nga oficerët ushtarakë Arben Dushi dhe Nikollë Ndoci, bashkë me bashkëshorten e oficerit të vrarë, Pranverën dhe një grua nga Dobraçi ku kishte banuar çifti Hoxha gjatë shërbimit, udhëtimi pati një kalvar vështirësish. Bashkë me ta ishte edhe Qazim Kodra, babai i oficerit të plagosur, Agim Kodra.

OFICERI I VRARË

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Agim Kashi tregoi dje për “GSH” se më 13 mars të vitit 1997 ishte pushim, por shkoi në spital për t’u gjendur në gatishmëri pune me autoambulancë, duke ditur se çfarë po ndodhte në Shkodër ato ditë. “Atë ditë e kisha pushim dhe shkova për të parë çfarë bëhej. Jashtë derës së morgut të spitalit pashë rroba ushtarake të gjakosura. Më thanë se ishin vrarë dy oficerë. Unë ika në drejtim të një klubi aty afër, kur pashë në oborrin e spitalit dy gra që mbanin njëra-tjetrën duke qarë. Njëra prej tyre u drejtua tek unë duke qarë me të madhe dhe më njohu se isha shoferi i autoambulancës së spitalit. Ajo më tha: “Shofer pash Zotin a po ma çon burrin në Elbasan sepse e kanë vrarë’. “Pse akoma nuk e kanë dërguar atje – e pyeta unë. – Jo, – mu përgjigj gruaja”. Unë me shpejtësinë më të madhe pa u menduar aspak i thashë se do e dërgoja unë në Elbasan trupin e pajetë të bashkëshortit të saj. Bashkë me të donte të udhëtonte edhe vëllai i tij, por Agimi nuk e lejoi duke i thënë se s’mund të vritemi të dy. “Vëllai im kur e mori vesh se do të shkoja në Elbasan, hipi në makinë dhe më tha: “Ec të ikim se nuk të lë të shkosh vetëm”. Unë e kundërshtova prerazi, ndërsa i thashë se rrugës edhe mund të vdisja, por nuk mund të vdisnim të dy, pasi kishim nënën të sëmurë. Drejtori i spitalit na thirri në zyrën e tij për këtë problem. Dikur vëllai u bind për të qëndruar në Shkodër dhe ne të tjerët u nisëm drejt Elbasanit”, pohoi Agim Kashi.

UDHËTIMI PËR NË ELBASAN DHE BANDAT KRIMINALE

“Pasi kaluam Shkodrën, arritëm që të futemi në Lezhë. Përpara na dolën pjesëtarët e bandës, që në atë kohë kishin grabitur bankën e këtij qyteti dhe tentuan që të na ndalin duke folur ashpër dhe duke na kërcënuar. Ndonëse me vështirësi, arritëm që t’i bindim dhe kaluam Lezhën. Kur mbërritëm në Tiranë, situata po ashtu ishte e njëjtë. Pamë stafet e ambasadave të huaja që po largoheshin me helikopter në stadiumin ‘Qemal Stafa’. Sërish na ndaluan banditët, por kur morën vesh se kishim një kufomë, na lejuan të kalonim. Në Kërrabë, pa hyrë në Elbasan na ndaloi një person që ishte plagosur. Ai bashkë me grupin e tij të armatosur donin të na detyronin që të ktheheshim për ta dërguar në spitalin e Tiranës. Për mua ishte e pamundur dhe i thashë se kemi kufomën dhe se nuk mund të kthehem drejt Tiranës. Një prej grupit të tyre pa vendosmërinë tonë dhe i tha: ‘Lëri të kalojnë’. Atij që më kishte drejtuar kallashnikovin ia largova me forcë, edhe pse ishte rrezik sepse një tjetër mund të më qëllonte”, tregoi Agim Kashi. Ish-shoferi i autoambulancës së Spitalit të Shkodrës tha se pasi arriti që të futej në Elbasan mes shumë mundimesh e armësh të drejtuara ndaj tij, nisi të mendote diçka tjetër, frikën se si do ta priste familja e oficerit të vrarë.

“Përpara se të mbërrinim në afërsi të banesës së oficerit të vrarë kisha një shqetësim se si do më priste familja e tij. Ku ta dija unë se dikush nga aty mund të çohej dhe të na gjuante, gjithçka mund të ndodhte në atë situatë, ndaj çfarë nuk mendoja. Kisha frikë se dikush mund të thoshte po marr hak dhe kjo me shqetësonte pa masë. Gjithsesi, aty kam parë një burrni të tyren. Më ka dalë përpara babai i viktimës, i cili m’u drejtua: E sollët?! Po i thashë unë e kam sjellë, ndërsa ai më falënderoi. Ndërkaq, gruaja e oficerit të vrarë që udhëtoi me ne doli përpara dhe me një lloj kushtrimi bërtiti: ‘Babë ky ta ka sjellë djalin në shtëpi’. Aty përjetova një emocion të madh dhe ishte shumë e rëndë e gjitha ajo skenë. Një tjetër qëndrim burrëror, pasi u futëm brenda. I ati i viktimës erdhi dhe më tha: ‘Sa të bën haku që e ke sjellë deri këtu’? Ndërsa, unë iu përgjigja: ‘Nuk kam ardhur për para, prandaj të rroni vetë’. Pas pak u nisa për në Shkodër, pasi nuk doja të udhëtoja nëpër terr”, vijoi rrëfimin Agim Kashi. Edhe gjatë udhëtimit nga Elbasani në Shkodër, shoferi Agim Kashi dhe personat që e shoqëruan nuk e kanë pasur aspak të lehtë, teksa mbi kokat e tyre vërshonin ngado plumbat në ato ditë të Shqipërisë së trazuar. Fatmirësisht, ata mundën të arrinin shëndoshë e mirë në Shkodër. Që prej asaj kohe, familja Kashi ka lidhur miqësi me familjen e Tajar Hoxhës, babain e oficerit të vrarë. “Që nga ajo ditë unë jam mik shtëpie me familjen e oficerit. Në 2015-ën martova vajzën dhe e kam ftuar në dasmë. Ai erdhi bashkë me bashkëshorten e tij për të na respektuar”, tha Agimi. Pas 20 vitesh, ai nuk është penduar aspak se rrezikoi jetën. Përkundrazi ai u shpreh: “Nuk bëra asgjë veçse detyrën. Ndjehem krenar”.

Mes krismave të plumbave, shoferi i autoambulancës në spitalin e Shkodrës transportoi në 13 mars të vitit 1997 oficerin 24-vjeçar nga Elbasani, Arben Hoxha, i cili mbeti i vrarë. Agim Kashi, i cili transportoi në ngjarjet e 2 prillit të vitit 1991 të plagosurit dhe të vrarët që ranë dëshmorë, pas 6 vitesh u bë protagonist i një tjetër momenti të vështirë, luftës civile të ’97-ës. Natën e 12 marsit të këtij viti të mbrapshtë, turma e irrituar rrethoi repartin ushtarak kundër-ajror në ish-fushën e Dobraçit në Shkodër. Në tentativë për të qetësuar njerëzit e irrituar, mbetën të vrarë komandanti Muhamet Hasmuja, 38 vjeç nga Gruemira dhe pak minuta më vonë u vra edhe oficeri Hoxha, ndërsa mbeti i plagosur oficeri tjetër, Agron Kodra nga Reçi i Malësisë së Madhe. Edhe pse shteti kishte rënë dhe Shqipëria ndodhej nën kontrollin e bandave të armatosura, Agim Kashi me autoambulancën e spitalit të Shkodrës, me të cilën punonte, dërgoi në Mollas të Elbasanit arkivolin me trupin e pajetë të oficerit të vrarë në një udhëtim prej 200 kilometrash. I shoqëruar nga oficerët ushtarakë Arben Dushi dhe Nikollë Ndoci, bashkë me bashkëshorten e oficerit të vrarë, Pranverën dhe një grua nga Dobraçi ku kishte banuar çifti Hoxha gjatë shërbimit, udhëtimi pati një kalvar vështirësish. Bashkë me ta ishte edhe Qazim Kodra, babai i oficerit të plagosur, Agim Kodra.

OFICERI I VRARË

Agim Kashi tregoi dje për “GSH” se më 13 mars të vitit 1997 ishte pushim, por shkoi në spital për t’u gjendur në gatishmëri pune me autoambulancë, duke ditur se çfarë po ndodhte në Shkodër ato ditë. “Atë ditë e kisha pushim dhe shkova për të parë çfarë bëhej. Jashtë derës së morgut të spitalit pashë rroba ushtarake të gjakosura. Më thanë se ishin vrarë dy oficerë. Unë ika në drejtim të një klubi aty afër, kur pashë në oborrin e spitalit dy gra që mbanin njëra-tjetrën duke qarë. Njëra prej tyre u drejtua tek unë duke qarë me të madhe dhe më njohu se isha shoferi i autoambulancës së spitalit. Ajo më tha: “Shofer pash Zotin a po ma çon burrin në Elbasan sepse e kanë vrarë’. “Pse akoma nuk e kanë dërguar atje – e pyeta unë. – Jo, – mu përgjigj gruaja”. Unë me shpejtësinë më të madhe pa u menduar aspak i thashë se do e dërgoja unë në Elbasan trupin e pajetë të bashkëshortit të saj. Bashkë me të donte të udhëtonte edhe vëllai i tij, por Agimi nuk e lejoi duke i thënë se s’mund të vritemi të dy. “Vëllai im kur e mori vesh se do të shkoja në Elbasan, hipi në makinë dhe më tha: “Ec të ikim se nuk të lë të shkosh vetëm”. Unë e kundërshtova prerazi, ndërsa i thashë se rrugës edhe mund të vdisja, por nuk mund të vdisnim të dy, pasi kishim nënën të sëmurë. Drejtori i spitalit na thirri në zyrën e tij për këtë problem. Dikur vëllai u bind për të qëndruar në Shkodër dhe ne të tjerët u nisëm drejt Elbasanit”, pohoi Agim Kashi.

UDHËTIMI PËR NË ELBASAN DHE BANDAT KRIMINALE

“Pasi kaluam Shkodrën, arritëm që të futemi në Lezhë. Përpara na dolën pjesëtarët e bandës, që në atë kohë kishin grabitur bankën e këtij qyteti dhe tentuan që të na ndalin duke folur ashpër dhe duke na kërcënuar. Ndonëse me vështirësi, arritëm që t’i bindim dhe kaluam Lezhën. Kur mbërritëm në Tiranë, situata po ashtu ishte e njëjtë. Pamë stafet e ambasadave të huaja që po largoheshin me helikopter në stadiumin ‘Qemal Stafa’. Sërish na ndaluan banditët, por kur morën vesh se kishim një kufomë, na lejuan të kalonim. Në Kërrabë, pa hyrë në Elbasan na ndaloi një person që ishte plagosur. Ai bashkë me grupin e tij të armatosur donin të na detyronin që të ktheheshim për ta dërguar në spitalin e Tiranës. Për mua ishte e pamundur dhe i thashë se kemi kufomën dhe se nuk mund të kthehem drejt Tiranës.

Një prej grupit të tyre pa vendosmërinë tonë dhe i tha: ‘Lëri të kalojnë’. Atij që më kishte drejtuar kallashnikovin ia largova me forcë, edhe pse ishte rrezik sepse një tjetër mund të më qëllonte”, tregoi Agim Kashi. Ish-shoferi i autoambulancës së Spitalit të Shkodrës tha se pasi arriti që të futej në Elbasan mes shumë mundimesh e armësh të drejtuara ndaj tij, nisi të mendote diçka tjetër, frikën se si do ta priste familja e oficerit të vrarë. “Përpara se të mbërrinim në afërsi të banesës së oficerit të vrarë kisha një shqetësim se si do më priste familja e tij. Ku ta dija unë se dikush nga aty mund të çohej dhe të na gjuante, gjithçka mund të ndodhte në atë situatë, ndaj çfarë nuk mendoja. Kisha frikë se dikush mund të thoshte po marr hak dhe kjo me shqetësonte pa masë. Gjithsesi, aty kam parë një burrni të tyren. Më ka dalë përpara babai i viktimës, i cili m’u drejtua: E sollët?! Po i thashë unë e kam sjellë, ndërsa ai më falënderoi. Ndërkaq, gruaja e oficerit të vrarë që udhëtoi me ne doli përpara dhe me një lloj kushtrimi bërtiti: ‘Babë ky ta ka sjellë djalin në shtëpi’. Aty përjetova një emocion të madh dhe ishte shumë e rëndë e gjitha ajo skenë. Një tjetër qëndrim burrëror, pasi u futëm brenda. I ati i viktimës erdhi dhe më tha: ‘Sa të bën haku që e ke sjellë deri këtu’? Ndërsa, unë iu përgjigja: ‘Nuk kam ardhur për para, prandaj të rroni vetë’. Pas pak u nisa për në Shkodër, pasi nuk doja të udhëtoja nëpër terr”, vijoi rrëfimin Agim Kashi. Edhe gjatë udhëtimit nga Elbasani në Shkodër, shoferi Agim Kashi dhe personat që e shoqëruan nuk e kanë pasur aspak të lehtë, teksa mbi kokat e tyre vërshonin ngado plumbat në ato ditë të Shqipërisë së trazuar. Fatmirësisht, ata mundën të arrinin shëndoshë e mirë në Shkodër. Që prej asaj kohe, familja Kashi ka lidhur miqësi me familjen e Tajar Hoxhës, babain e oficerit të vrarë. “Që nga ajo ditë unë jam mik shtëpie me familjen e oficerit. Në 2015-ën martova vajzën dhe e kam ftuar në dasmë. Ai erdhi bashkë me bashkëshorten e tij për të na respektuar”, tha Agimi. Pas 20 vitesh, ai nuk është penduar aspak se rrezikoi jetën. Përkundrazi ai u shpreh: “Nuk bëra asgjë veçse detyrën. Ndjehem krenar”. 

 

Tags: albanian
Previous Post

Rusia i kthen Bosnjës borxhin sovjetik

Next Post

Femrat që komandojnë në FSK

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Femrat që komandojnë në FSK

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.