“President Ergodan, tip o vë në rrezik gjithçka që ti, së bashku me të tjerët, keni ndërtuar”, ka thënë Steinmeier, duke shtuar se ai mirëpret shenja për përmirësimin e situatës.
Tensionet diplomatike mes Turqisë dhe Evropës, posaçërisht Gjermanisë dhe Holandës janë rritur. Kjo për faktin se autoritetet gjermane dhe holandeze kanë anuluar disa tubime politike të ministrave turq, të cilët po kërkojnë mbështetjen e komunitetit turk për referendumin e prillit.
Më 16 prill, në Turqi do të mbahet referendum, për ndryshimet kushtetuese, të cilat do t’ia rrisin kompetencat presidentit Erdogan.
Erdogan e ka akuzuar Gjermaninë për “praktika naziste”.























