Ai përmes deklaratës së tij iu përgjigj VMRO-DPMNE-së e cila mbrëmë vonë përmes Antonio Milloshovskit edhe njëherë ritheksoi zgjidhjen krizës përmes dy opsioneve, heqja dorë nga Platforma shqiptare dhe organizimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare bashkë me ato lokale.
Zaev me këtë rast theksoi se edhe sikur të shkohet në zgjedhje VMRO-ja sërish do të pësoj disfatë. Zaev edhe njëherë përkujtoi se nuk mban vendimi i Ivanovit, sepse sipas tij nuk bëhet fjalë për Platformë shqiptare, por bëhet fjalë për Program qeveritarë.
Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, sot u paraqit në Prokurorinë Themelore Publike të Marko Zvërlevskit.
LSDM-ja është parti e cila duhet të shërbej si shembull sa i përket organizimit të fushatës zgjedhore. Pavarësisht akuzave që rëndojnë mbi ne, ne përmes rrugës ligjore do të dëshmojmë pafajësinë tonë, tha Zaev.
“Jemi këtu që përmes procedurës ligjore të dëshmojnë pafajësinë tonë rreth financimit të fushatës zgjedhore të LSDM-së. LSDM-ja është parti politike që duhet të shërbej si shembull sa i përket organizimit të fushatës zgjedhore. Akuza ka të bëj me fushatën zgjedhore të vitit 2016”, deklaroi lideri i LSDM-së Zoran Zaev.























