Dy shqiptarë të përfshirë në kultivimin e kanabisit, në një banesë në Shrewsbury të Anglisë janë dënuar me burg nga një gjykatë britanike. Ata u arrestuan në rrigën “Mostyn” më 14 shkurt 2017. Besim Tafa 45 vjeç e Ardit Mëhalla 19 vjeç, u arrestuan në banesën e tyre me 273 bimë kanabis sativa, thuajse gati për t’u korrur. Ardit Mëhalla ka qenë shofer i një furgoni që kryente furnizimet për punishten e kanabisit.
Mediat britanike shkruajnë se dy të arrestuarit kishin shkuar në Britani në mënyrë të paligjshme, ndërsa deklaruan në gjykatë se kishin paguar shuma të konsiderueshme parash për të shkuar atje dhe se kanabisin e kishin mbjellë për të paguar borxhet. Lënda narkotike ishte mbjellë në një nga dhomat e shtëpisë që shihet në foto. Prokurori Howard Searle tha se përpara se policia të bastiste banesën në rrugën Mostyn, orët e para të mëngjesit të 14 Shkurtit dy të pandehurit ishin larguar nga shtëpia.
Mehalla u gjet pak kohë më vonë nga policia, jo shumë larg banesës. Atij iu gjetën me vete 950 paund dhe një kartë identiteti shqiptare. Tafa u arrestua rreth dy orë më vonë. Gjyqtari Jim Tindal, tha se Tafa dënohej me 20 muaj burg, ndërsa 19-vjeçari me 12 muaj burg, ndërsa pas kryerjes së dënimit, ata do të dëbohen nga Britania. Gjykata urdhëroi shkatërrimin e barnave dhe si dhe konfiskoi paratë e gjetura.Silvana Muca Shqip






















