Qytetarët e Kosovës nuk pritet të lëvizin lirshëm në zonën Shchengen as gjatë këtij viti. Liberalizimi i vizave, i premtuar tash e 6 vjet, ka mbetur peng i Marrëveshjes së Demarkacionit, e cila po kundërshtohet fuqishëm nga opozita kosovare për afro dy vjet. E njëjta situatë po vazhdon edhe sot. Derisa në Qeveri thonë se janë duke e shqyrtuar riprocedimin e Marrëveshjes në Kuvend për një kohë të përshtatshme, opozita kosovare nuk ka lëvizur nga pozicionet e saj.
Kundërshtimi i Marrëveshjes e cila sipas tyre ia humb Kosovës 8200 hektarë tokë, brenda dhe jashtë Kuvendit do të jetë i fuqishëm. E sipas njohësve të marrëdhënieve ndërkombëtare, përgjegjësia kryesore për izolimin e kosovarëve edhe këtë vit bie pikërisht mbi institucionet dhe udhëheqësit e Kosovës. Megjithatë, ka edhe të atillë që një pjesë fajit ia vënë Bashkimi Evropian.






















