Sipas tij kjo po bëhet që të mos lejojë hyrjen e vendeve të Ballkanit në Bashkimin Evropian.
“Rusia me qëllim po synon ta destabilizojë Serbinë. Ky është një shqetësim i madh”, ka thënë Makalister për Die Welt.
Ai ka shtuar se është shteti i Serbisë që e konsideron Rusinë si një nga aletatët kryesorë të saj.
Gazeta gjermane ka vënë në dukje se edhe Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme, Federica Mogherini ka ndjerë një atmosferë miqësore ndaj Rusisë.
Gjatë një vizite në Beograd ajo u prit me brohoritma “Serbia-Rusia”, nuk kanë nevojë për Bashkimin Evropian.
Die Welt shkruan se përveç në Rusi, ndikimin në Ballkan janë duke e rritur edhe Turqia, Kina, Arabia Saudite dhe Katari.
“Ballkani është totalisht i paqëndrueshëm që mund të shkatkojë një shpërtim për shkak të disa veprime të papërgjegjshme që mund të vijnë nga një konflikt i cili nuk do të zgjidhej lehtë”, ka thënë Makalister.





















