Autobusi i linjës 4 të bregut të diellit ka pësuar defekt, ku i janë bllokuar dyert dhe udhëtarët janë nxjerr nga autobusi.
Ngjarja ka ndodhur në Breg të Diellit në Prishtinë, ku udhëtarët shihen duke dal nga autobusi, dhe janë detyruar ta ndërrojnë autobusin.
Kujtojmë se autobusët janë lëshuar tash në qarkullim, ndërsa para disa ditësh njërit i është thyer një xham nga persona të paidentifikuar.




























