“Ky ligj kështu si është do të jetë vështirë i zbatueshëm sepse nuk ka vullnet për zbatimin e ligjit”, ka thënë Krasniqi.
Më tej, ai ka thënë se për çështjen e Ushtrisë duhet të ketë debat të hapur, pasi sipas tij për këtë gjë nuk është diskutuar mjaftueshëm as me faktorin e brendshëm dhe as me atë ndërkombëtar.
Pavarësisht, vërejtjeve, Krasniqi ka thënë se është i bindur se çdo shqiptar e mbështet formimin e Ushtrisë së Kosovës.






















