Operacioni është zbatuar në lokacionet në Prilep, Manastir dhe Shkup, ku janë arrestuar gjashtë persona, ndërsa për dy persona që janë në arrati vazhdojnë kërkimet.
Kallëzim penal është parashtruar kundër D.V (41), N.H (43), E.Z (44), M.K (30), M.S (37), F.P (27), I.T (29) dhe V.V (39) për “prodhim të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorë”.
Kundër N.H do të ngrihet kallëzim penal edhe për “përpunim të palejuar, mbajtje dhe tregtim me armë ose materiale shpërthyese”, ndërsa kundër V.V për “pastrim parash dhe të ardhura tjera”. Pesë personave u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, ndërsa një personi i është caktuar masa e arrestit shtëpiak.






















