“Sot Turqia është padyshim më larg se kurrë të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian”, ka thënë Gabriel.
“Situata është ndryshe tash për shkak të Brexit. Do të jemi të kujdesshëm për të sjellë një lidhje sikur ajo me Britaninë e Madhe, pas vendimit të saj për tu larguar nga BE”, theksoi ministri gjerman.
Deklaratat e tilla Gabriel i bëri pas ndalesave të tubimeve turke në Gjermani, Austri e Holandë.
Tensionet i nxitën deklaratat e presidentit Erdogan, i cili i cilësoi këto shtete si naziste dhe fashiste.






















