Investimet në fabrikë u bënë nga kompania e cila do të menaxhojë me të, Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” e cila është shoqëria aksionare që përfshin ofrimin e shërbimeve në komunat; Prishtinë, Fushë Kosovë, Obiliq, Shtime, Lipjan,Podujevë , Gllogoc,Graqanicë dhe Vushtri. Kompania i përgjigjet Bordit të drejtorëve të caktuara nga këto Komuna, në një Bord i cili miratohet nga Qeveria e Kosovës, pasi që Bordi i Raporton Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.
Shumë lider në inaugurim sot u panë bashkë. Por, ata zgjodhën që t’ua ‘servojnë’ opinionit vetëm praninë e tyre në shirit prerje.
Zyra e informimit e Komunës së Prishtinës lëshoi komunikatë për media ku tregon që Fabrika u inaugurua vetëm nga kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti. Madje, fotografit u siguruan që të jenë aty ky është vetëm kryetari, pos njërës ku janë edhe disa nga donatorët e Fabrikës.
Më i kujdesshëm se Ahmeti është treguar, kryeministri, Isa Mustafa. Zyra e kryeministrit ka shpërfaqur para opinionin fjalimin e kryeministrit dhe një drekuarat të Kryeshefit të KUR ‘Prishtina’, jo më shumë. Ndërkaq ka informuar edhe për pjesëmarrësit në ceremoni. Ndryshe nga Ahmerti, Zyra e Mustafes ka publikuar fotografi të të gjithë pjesëmarrësve në inaugurim.
Meqë ka mbartur një fjalë rasti, si i ftuar, edhe Zyra e kryeparlamentarit, Kadri Veseli ka shpërfaq para opsionit deklaratën vetëm të kryeparlamentarit dhe dy fotografi vetëm të tij.
Në konferencë pos donatorëve ndërkombëtarë kanë folur edhe ministri i MZHE, Blerand Stavileci e Kryeshefi i KUR ‘Prishtina’, Ilir Abdullahu. Zyrat e informimit të këtyre dy autoriteteve nuk u janë drejtuar me komunikatë opinionit.
Investimet në Fabrikë janë bërë nga disa Institucione.
Projekti ka qenë i ndarë në disa faza, ku faza e tretë ka qenë Fabrika në Shkabaj. Faza e III-të e investimeve përfshinë investimin në Fabrikën e re të ujit të pijshëm në Shkabaj në vlerë prej 35 milionë euro. Financues të projektit janë: Komuna e Prishtinës me 5 milionë euro, Komisioni Evropian me 5 milionë euro, Qeveria e Republikës së Kosovës me 5 milionë euro dhe 20 milionë KRU ‘Prishtina’ i ka marrë kredi nga Banka Gjermane për Zhvillim me ç’rast, garantuese e kthimit të saj është Qeveria e Republikës së Kosovës. Projekti përmban këto komponentë: Ndërtimi i Fabrikës së re të ujit në Shkabaj dhe ndërtimi i rrjetit të ri dhe stacionit të pompimit, që mundësojnë kyçjen e fabrikës së re të ujit në kanalin e Ibrit dhe në rrjetin tjetër ekzistues.
Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” është ndërmarrja më e madhe ujit në Kosovë. Shërbimet e ujit të pijes dhe ujërave të zeza u ofrohen rreth 40% të popullatës së Kosovës të kyçura në këto shërbime.


























