Këto komente Ramadani i dha duke iu referuar vendimit të Presidentit Thaçi për themelimin e Ushtrisë së Kosovës ndonëse SHBA-të dhe aleatët tjerë të sigurisë janë shprehur kundër këtij projektligji.
Ai madje tha se as Presidenti Thaçi nuk mund të prish raportet me partnerët strategjik.
”Thaçi nuk mundet – edhe po deshi – t’na prish raportet me partnerët strategjik.
Institucionet dhe populli i Kosovës është i orientuar drejt dhe saktë. S’ka as më të voglën dilemë.
Është provuar në forma të ndryshme deri më tash (nga faktorë e aktorë të ndryshëm) që të dëmtohet ky partneritet.
Nuk ka pasur as gjasat më të vogla të arrihet kjo!
Secili mund të zëvendësohet menjëherë, por nuk mund të prish partneritetin.
Sa për Ushtrinë:
Njëjtë si pardje, si dje, si sot dhe si nesër:
Kosova duhet ta ketë edhe Ushtrinë, edhe partneritetin ndërkombëtar.
Por, për këtë, duhet përpjekje intensive. Të gjithanshme. Nuk është përfunduar ende kjo”.






















