Qëllimi i këtij Samiti është të përmirësoj bashkëpunimin e ndërsjellë në Ballkanin Perëndimor ku me theks të veçantë është anëtarësimi në BE, përmirësimi i bashkëpunimit ekonomik që lidh infrastrukturës e transportit dhe energjisë, e shumë projekte tjera.
Në Samit po merr pjesë, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, kryeministri serb Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq, kryeministri i Republikës së Maqedonisë Emil Dimitriev, dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
Samiti në Sarajevë është përgatitje për takimin e kryeministrave të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në Trieste në korrik të këtij viti.
Mbrëmë në Sarajeve u organizua një darkë formale në mes kryeministrash.































