Limaj, vdekjen e aktorit Shehu e ka quajtur humbje të madhe për të gjithë, por ka thënë se ai nuk do të vdes kurrë, pasi do jetojë në artin e krijuar.
Ky është telegrami i ngushëllimit të Limajt:
“Me keqardhje dhe dhimbje të thellë mora lajmin për vdekjen e aktorit tonë të madh, Hadi Shehu.
Është humbje e madhe për të gjithë ne. Ti s’do vdesësh kurrë, dashuria jote për artin do të jetoj me shumë breza tjerë.
Në emrin tim dhe të NISMA për Kosovën, ju shpreh ngushëllime të gjithë familjarëve, miqve, e kolegëve te të ndjerit, aktorit tonë të madh, Hadi Shehu. Ngushëllime!”, shkruan ai në llogarinë e tij në Facebook.























