• Latest
  • Trending
  • All

Bojkoti, si ‘armë’ politike e deputetëve të Kosovës

11/03/2017

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 13 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Bojkoti, si ‘armë’ politike e deputetëve të Kosovës

11/03/2017
in Aktualitet, Lajme

Prej tyre, 14 deputetë, u takojnë dy subjekteve opozitare, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe partisë Nisma për Kosovën, kurse 11 subjektit Lista Serbe, e cila është pjesë e koalicionit qeverisës.

Kuvendi i Kosovës, ka 120 ulëse, prej të cilave 100 u ndahen partive nga radhët e shumicës shqiptare, 10 atyre serbe dhe 10 komuniteteve joserbe.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Instituti Demokratik i Kosovës monitoron punën e Kuvendit. Albert Krasniqi nga ky Institut tha për Radion Evropa e Lirë se këto bojkotime janë mjaft të dëmshme për vendin, sidomos për faktin se ato janë bërë praktikë e shpeshtë në punën e legjislativit.

“Të gjitha këto bojkotime, kanë dëmtuar në masë të madhe punën dhe funksionalitetin e institucionit më të lartë ligjvënës në vend. Kjo është një papërgjegjësi të cilën janë duke e shfaqur në raport me Kuvendin, për shkak se ata janë të mandatuar nga qytetarët për t’i përfaqësuar interesat e tyre”, tha Krasniqi.

Fillimisht ishte Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e cila vendosi ta bojkotojë Kuvendin deri në lirimin e liderit të saj, Ramush Haradinaj, i cili po mbahet në Francë, nën masën e lirimit me kusht. Më pas, një veprim të ngjashëm e ndërmori edhe partia Nisma.

Por, këto veprime, sipas Albert Krasniqit janë të papranueshme, ngase nuk e ndihmojnë me asgjë lirimin e Haradinajt nga procesi gjyqësor që po zhvillohet ndaj tij në Colmar të Francës.

“Institucionet e drejtësisë franceze nuk do t’i afektojë asgjë ky bojkotim i punës së Kuvendi nga ana e deputetëve, ndonëse është shumë e vërtet se shteti i Kosovës, ka bërë shumë pak për lirimin e zotit Haradinajt”, tha Krasniqi.

Për shkak se lideri i tyre, Ramush Haradinaj kryetari i partisë, është ndaluar nga autoritete franceze me urdhër të autoriteteve serbe, nën akuzat dhe dyshimet për krime lufte, zyrtarët e AAK-së, thanë për Radion Evropa e Lirë se tashmë kanë marrë vendim që të mos marrin pjesë në seancat e zakonshme plenare deri sa Haradinaj të mos lirohet nga ndalesa në Francë.

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, tha se tetë deputetët e kësaj partie politike nuk do të marrin pjesë në seanca deri sa nuk do të lirohet, Haradinaj.

“Ne do të kthehemi në Kuvend vetëm për tema të mëdha. Jemi deklaruar se do të kthemi në Kuvend vetëm kur do të mund të vijë çështja e ushtrisë së Kosovës, apo temat e tjera, siç janë demarkacioni apo asociacioni. Vetëm në këto raste ne do të jemi aty, sepse ne do të japim kontributin tonë pozitiv, për shembull duke kundërshtuar marrëveshjet e dëmshme dhe duke votuar për ato të rëndësishme për vendin”, tha Kadrijaj.

Me vendimin për të bojkotuar seancat e Kuvendit të Kosovës është solidarizuar edhe subjektit tjetër opozitar Nisma për Kosovën. Shefja e Grupit Parlamentare të partisë opozitare Nisma për Kosovës, Valdete Bajrami, tha për Radion Evropa e Lirë se aktualisht kontributi i deputetëve nga Nisma është duke u dhënë në komisionet parlamentar dhe se nuk do të jenë në seanca deri sa të lirohet lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Mospjesëmarrja në seanca ka dalë si rezultat i përkrahjes dhe solidaritetit të Nismës me lirimin e Haradinajt në këtë rast. Nisma do të jetë pjesë e seancave, ku do të merren vendimet për të ardhmen e vendit. Ne do të jemi në seanca pikërisht kur të sillet edhe Ligji për FSK-në, apo nëse tentohet te sillet marrëveshja për demarkacionin, ne do të jemi në seancë”, tha Bajrami.

Të dy subjektet politike opozitare, AAK dhe Nisma për Kosovën, thonë se dy partitë politike në pushtet PDK dhe LDK, i kanë votat e mjaftueshme që të miratojnë ligjet e zakonshme nëse duan që t’i çojnë përpara ligjet në procedurë.

Po ashtu, seancat e Kuvendit për më shumë se pesë muaj po i bojkoton edhe Lista Serbe.

Ngrirja e pjesëmarrjes në legjislativ por edhe në mbledhjet e Qeverisë, nga ana e Listës Serbe erdhi si përgjigje kundërshtuese ndaj miratimit të Ligjit për Trepçën nga ana e Kuvendit të Kosovës.

‘Ngrirja’ e pjesëmarrjes së përfaqësuesve të Listës Serbe në punën e Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës po i dëmton vet komunitetin serb në Kosovë, kanë vlerësuar njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë.

Ndërkohë, nga subjekti më i madh opozitar, Lëvizja Vetëvendosja, thonë se varësisht nga zhvillimet politike merren edhe vendimet për pjesëmarrje ose jo në seancat plenare.

“Mospjesëmarrja e deputetëve në seanca lidhet veç tjerash me gjendjen e rëndë të Qeverisë, e cila është e kushtëzuar nga Lista Serbe, dhe të cilët kërkojnë plotësimin e kritereve të tyre për t’u kthyer në Kuvend. Në anën tjetër, e kemi parë që në seancat parlamentare kryesisht mungojnë deputetët e mazhorancës, e shumicën e herave nuk marrin pjesë ministrat, për çfarë s’mund të drejtohen as pyetje parlamentare. Kjo e tregon joseriozitetin e koalicionit qeverisës”, thuhet në një përgjigje me shkrime nga Lëvizja Vetëvendosje për Radion Evropa e Lirë.

Kjo legjislaturë e Kosovës, nga shoqëria civile, është cilësuar nga më të plogështat deri më tash, kur është në pyetje vendimmarrja, përmbushja e agjendës së punës dhe miratimi i ligjeve.

Tags: albanianedi rama
Previous Post

Arrestohet pejani pasi e rrahu bashkëshorten

Next Post

Erdogan: Holandezët janë mbetje naziste

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Erdogan: Holandezët janë mbetje naziste

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.