Bajrami u shpreh se MAShT është e përkushtuar për avancimin e arsimimit të komunitetve joshumicë dhe se përkrahë fuqishëm punën e këtij Ekipi .
“Ne angazhohemi që të ofrojmë arsim cilësorë për të gjithë , një arsim i cili hapë shtigjet e së ardhmes , që edukon nxënësit të shikojnë nga e ardhmja e jo nga e kaluara”, tha ministri Bajrami dhe shtoi se nisur nga ky parim, MAShT ka bërë rishikimin e teksteve shkollore, që ti evitojë ato përmbajtje që shpien nga thellimi i ndasive.
Ai shtoi se pas raportit të këtij Komisioni , përkatësisht pas “skanimit” të gjendjes, do të ndërtojnë një Strategji në bazë të së cilës edhe planin e veprimit, në mënyrë që gradualisht të fillojë sipas tyre avancimi i arsimimit të komuniteteve joshumicë në koordinim me institucionet e Bashkimit Evropian.






















