Burime të lajmi.net bëjnë të ditur se sot presidenti Thaçi do të takohet me ambasadorët e vendeve më të fuqishme perëndimore (SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca, Italia) për të folur për çështjen e Ushtrisë së Kosovës. Pas këtij takimi pritet që Thaçi të mbaj një konferencë për media.
Përndryshe, dje i pari i shtetit, Hashim Thaçi ia ka dorëzuar kreut të Kuvendit, Kadri Veselit projektligjin për ndryshimin e mandatit dhe misionit të FSK-së. Ndërsa sot Kryesia e Kuvendit, sot e ka dërguar në Qeveri për miratim në mënyrë që më pas të kthehet në Kuvend për votim.
Lexoni edhe:
Ushtria e Kosovës: Presidenti Thaçi konferencë të jashtëzakonshme























