Sot ai ka thënë se pret ndihmën e Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por edhe të Rusisë që mos të lejoj themelimin e Ushtrisë së Kosovës.
Ai e ka pranuar se për këtë temë, të cilën e ka quajtur “jo të lehtë”, ka folur edhe me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
“Neve na mbetet që të bisedojmë dhe të tentojmë që ta ruajmë paqen. A jemi pajtuar rreth çështjeve kryesore? Jo, nuk jemi pajtuar. Para së gjithash rreth krijimit të Ushtrisë së Kosovës. Kështu që presim ndihmë nga BE-ja, SHBA-ha dhe Rusia”, ka thënë Vuçiq.
Sipas tij, kjo është shkelje e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, por edhe Kushtetutës së Kosovës.






















