Sipas këtij projektligji që e ka siguruar lajmi.net misioni i FSK-së do të jetë të mbrojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, të jap mbështetje ushtrake për autoritetet civile, t’iu japë mbështetje dhe ndihmë qytetarëve dhe komuniteteve, të marr pjesë në operacionet ndërkombëtare humanitare të paqes dhe të kryejë detyra tjera të parapara me ligjet në fuqi.
Gjithashtu në këtë projektligj është e përcaktuar edhe se Forca e Sigurisë së Kosovës do të jetë e pajisur me armatim adekuat në përputhje me nevojat e kësaj force për kryerjen e misionit dhe detyrave.
Në Ushtrinë e Kosovës rekrutimi do të jetë vullnetar, kurse FSK-ja do të pasqyrojë edhe shumëllojshmërinë etnike të popullit të Republikës së Kosovës, dhe pjesëtarët e saj që rekrutohen nga shtetasit e Kosovës.
Miratimi i këtij ligji pritet të bëhet në seancën e radhës të Kuvendit të Kosovës, për të cilën do të vendoset nesër në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit.
Lexoni edhe:
Ekskluzive: Ja si do të shndërrohet FSK-ja në Ushtri të Kosovës (Dokument/Projektligji i plotë)
Kështu do të betohen ushtarët kosovarë pas shndërrimit të FSK-së në Ushtri (teksti)
























