Ai ka thënë se krijimi i ushtrisë është i domosdoshëm për ruajtjen e sovranitetit të vendit, e gjithashtu kontribuon në forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajon.
“Tri vite ma parë kam paralajmëruar formimin e ushtrisë po për fat të keq gjërat kanë mbetur kështu. Si president do të doja që shndërrimi i FSK-së të bëhet me ndryshime kushtetuese por përfaqësuesit e serbëve me dhjetëra herë kanë deklaruar se do të votojnë kundër. Ky realitet i hidhur ka rrënjët në Beograd. Emri FSK është i mirë dhe i pranuar për qytetarët. Ushtria e Kosovës do të jetë multietnike dhe në shërbim të gjithë qytetarëve. Ky hap nuk duhet par si kërcënim nga shtetet e rajonit por si domosdoshmëri për shtetin e Kosovës”, ka thënë Thaçi.
Ai ka shtuar se edhe pas kësaj misioni i KFOR-it nuk do të ndryshojë.























