I pyetur nëse ka marr mbështetje nga ndërkombëtaret, Thaçi ka thënë se në këtë proces respektohet në tërësi ligjet e Kosovës dhe nuk do të ketë implikim për rolin e KFOR-it edhe ne edhe ndërkombëtaret do të dëshironin që kjo të bëhet me ndryshimet kushtetuese por nuk mund të mbetemi peng nga deputetet serbë të dirigjuar nga Beogradi. Thaçi ka thënë se me Beogradin dëshirojmë të kemi fqinjësi të mirë.
Ndërsa në pyetjen se e kujt ishte ideja për ndryshimin e ligjit për shndërrimin e FSK-së në ushtri pasi një projektligj të tillë e ka prezantuar edhe më herët, Thaçi ka thënë se i rëndësishëm është vullneti i qytetarëve, që sipas tij është mbi çdo ide të politikanëve. “Ky proces është unik i konsultuar”, ka thënë Thaçi.






















