Ish-ministri i Arsimit Ramë Buja ka dalë sot para gjyqit në seancën fillestare ku akuzohet për shpërdorim detyre.
Në këtë proces gjyqësor të akuzuar për të njëjtën vepër si Buja, janë edhe Xhavit Dakaj, Xhemajl Buzuku, ndërsa pjesë e gjykimit është edhe Afrim Demiri.
Pas leximit të aktakuzës nga prokurori i Prokurorisë Speciale, të gjithë të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm.
Pas deklarimit të pafajësisë nga të akuzuarit, seanca e sotme fillestare përfundoi.
Seanca e radhës e këtij procesi gjyqësor u caktua më 11 prill.























