Pas ankesave nga ana e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) se Komuna e Prishtinës po zvarrit punët për ndërtimin e Xhamisë, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka një përgjigje.
Ahmeti ka shkruar në faqen e tij zyrtare në Facebook, se çështja e Xhamisë së Madhe në Prishtinë nuk është çështje që është harruar, madje është e rëndësishme për ta.
Shkrimi i plotë i Ahmetit të Facebook:
“Çështja e Xhamisë së madhe në Prishtinë është çështje e rëndësishme për Prishtinën. As që është bllokuar e as që do të bllokohet. Por, sikurse edhe gjithçka tjetër në Komunën e Prishtinës do të trajtohet me sinqeritet, transparencë dhe diskutime. Ky projekt nuk është afatshkurtër, prandaj zgjidhja duhet të jetë e qëndrueshme dhe me planifikim të mirëfilltë”.
“Përveç nevojës së komunitetit të besimtarëve që është e plotësisht e qartë, duhet të trajtohet i gjithë blloku, lagja, komunikacioni dhe shumë çështje të tjera. Prandaj me trajtime nga ekspertët, zyrtarët, banorët dhe përfaqësuesit e komunitetit do ti zgjidhim të gjitha çështjet”.























