“Në ditët në vijim shumë shpejtë brenda kompetencave të mija kushtetuese do të ndërmarr të gjitha kompetencat që transformimi i FSK-së të bëhet realitet edhe nëpërmjet ndryshimit të ligjit për FSK’n”, ka deklaruar Thaçi në ceremoninë e cila po mbahet në kazermën e FSK-së “Adem Jashari” në Prishtinë.
Më tej ia ka thënë se askush nuk do të mund ta njollosë luftën e UÇK -së. “Lufta e drejtë për UCK-së, rezistenca e vazhdueshme qytetare dhe mbështetja e botës demokratike për Kosovës, sollën lirinë e Kosovës të ndërtuar me shekuj me rrallë. Asnjë sulm nga qarqe të caktuara nuk do të mund ta njollosë ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Ushtria jon çlirimtare mbetet pasuria më e madhe e Kosovës”, ka thënë Thaçi.
Përdnryshe, sot bëhen 19 vjet nga fillimi i betejës tre ditore heroike të Familjes së Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, kundër forcave serbe.























