• Latest
  • Trending
  • All

Jasharajt u ripërtërin

05/03/2017

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 14 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Jasharajt u ripërtërin

05/03/2017
in Aktualitet, Lajme
Ndonëse kanë kaluar 19 vjet nga lufta e lavdishme e Jasharëve me policinë dhe me ushtrinë e shtetit të Serbisë, e cila kishte zgjatur 3 ditë, më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998 familja më me nam në historinë e popullit shqiptar ende nuk është përtërirë krejtësisht. Murati i Rifatit, Bekimi i Hamzës dhe Lulzimi i Ademit kanë 15 fëmijë, 9 djem dhe 6 vajza. Më i madhi fëmijë është Feridja e Bekimit të Hamzës, e cila tani ka mbushur 16 vjet, ndërsa më e vogla është Arsea e Lulzimit të Ademit, vetëm 6-muajshe. Në luftën e cila ndryshoi historinë e popullit shqiptar të Kosovës, familja e Shaban Jasharit flijoi 20 anëtarë. Në lagjen “Jashari” në Prekaz besojnë se përvjetori i 20-të i Epopesë së UÇK-së do ta gjejë “të plotë” familjen e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.

Murati përtriu emrin e Shabanit

Në luftën e 5, 6 dhe 7 marsit të vitit 1998, për lirinë e Kosovës u flijuan 20 anëtarë të familjes së komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari: Shaban Jashari (74), Zahide Jashari (74), Zarife Jashari (49), Hidajete Rifat Jashari (18), Valdete Rifat Jashari (18), Igball Rifat Jashari (15), Igballe Rifat Jashari (11), Hamzë Shaban Jashari (47),  Feride Jashari (43), Selvete Hamzë Jashari (20), Afete Hamzë Jashari (17),  Besim Hamzë Jashari (16), Lirie Hamzë Jashari (14), Blerim Hamzë Jashari (12), Fatime Hamzë Jashari (9), Blerina Hamzë Jashari (7), Adem Shaban Jashari (42), Adile Jashari (40), Fitim Adem Jashari (17), Kushtrim Adem Jashari (13).

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Për 19 vjet në familjen e Shaban Jasharit janë lindur 15 fëmijë, disa nga të cilët tashmë janë rritur dhe janë pjesë e historisë së familjes Jashari. Ata ndihen krenarë që i takojnë kësaj familjeje dhe që kanë trashëguar emrat e atyre që u flijuan për çlirim nga sundimi shekullor. Edhe 5 fëmijë të tjerë i “mungojnë” kësaj familjeje mitike që të arrijë aty ku ishte me numër të anëtarëve të familjes në fillim të marsit të vitit 1998.

Në familjen Jashari janë marrë vesh që secili prej tyre, Murati, Bashkimi, Bekimi dhe Lulzimi t’ua pëtrijnë emrat, secili anëtarëve të familjes së ngushtë. Në këtë mënyrë, Murat Jashari ka përtërirë emrat e gjyshit të tij, Shabanit, të gjyshës Zahides dhe të nënën së tij, Zarifës. Shabani junior tashmë është rritur dhe ai i vijon mësimet në shkollën që mban emrin e Shaban Jasharit. Në shkollën “Shaban Jashari” në qytetin e Skenderajt i vijojnë mësimet edhe fëmijët e tjerë të Jasharëve, në mesin e të cilëve edhe Zahidja dhe Zarifja.

Ndërkaq, Bashkimi, djali tjetër i Rifat Jasharit, i cili edhe me bashkëluftëtarët e tjerë që nuk iu ndan Adem Jasharit edhe duke luftuar në kullë më 5, 6 dhe 7 mars, Bilall e Ragip Jashari, kishte arritur ta shpërthejë rrethimin dhe të dalë i gjallë nga kulla, ka përtrirë emrin e vëllait të tij, Igballit, ndërkohë që dy djemve të tjerë ua ka lënë emrat Bardh, përkatësisht Yll.

Emrin e Hamzës e pëtriu Bekimi

Në luftën e përgjakshme të fillimmarsit të vitit 1998, Hamzë Jashari, djali i tretë i Shaban Jasharit, i cili njihej me strategji luftarake, ka rënë në fushën e betejës me gruan dhe shtatë fëmijët e tij, do të thotë vetë i 9-ti. Ka shpëtuar mrekullisht vajza tij Besarta, e cila kishte rrëfuar gjithë tmerrin e tri ditëve të luftës.  Sipas rrëfimit të saj, në ditën e parë u zhvillua luftë e madhe, gjatë tërë ditës u granatuan shtëpitë. E pa që e vrarë ishte gruaja e komandantit Adem Jashari, Adilja.

Besarta ka thënë se ajo ishte vrarë tek shkallët e njërës prej shtëpive, pasi që ajo kishte shkuar për ta marrë municion në katin e tretë të shtëpisë ku i kishin dhomat e mbushuara me armatim. Në mbrëmje të kësaj dite Ademi, Kushtrimi dhe Igballi i mbushnin karrikatorët dhe i bënin gati. Në ditën e dytë të sulmit mbi familjen Jashari, respektivisht më 6 mars të vitit 1998, në mëngjes kishin rifilluar  granatimet nga forcat serbe. Nga granatat e shumta mbi familjen vriteshin anëtarët e familjes Jashari, por familja rezistonte me të madhe. Dhe më 7 mars, siç ka thënë Besarta, kishte rënë edhe komandanti legjendar i UÇK-së, Adem Jashari.

Djalit të Hamzës, Bekimit, i kishte ardhur në jetë një vajzë, të cilës ia kishte lënë emrin e nënës së tij, Ferides. Feridja tani ka mbushur 16 vjet dhe ajo është nxënëse e gjimnazit, i cili mban emrin e babait të saj, Hamzë Jashari. Me lindjen e djalit më të madh, i cili ka ardhur në jetë pas Ferides, Bekimi ia ka pëtrirë emrin babait të tij, Hamzës, i cili shkon në shkollën emrin e së cilës e mban gjyshi i Bekimit, Shaban Jashari. Bekimi ka edhe dy djem të tjerë, të cilëve ua ka lënë emrat e vëllezërve të tij, Besimit dhe Blerimit.

Lulzimi përtriu emrin e Ademit

Lulzim Jashari, djali i komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, ka pesë fëmijë, dy djem dhe tri vajza. Me lindjen e djalit të madh, ai e ka përtërirë emrin e babait të tij, Ademit, të njeriut që themloi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe të cilën e komandoi deri në rënien e tij, më 7 mars. Djalit të tij të dytë, i cili ka vetëm dy vjet, ia ka lënë emrin e vëllait të tij, Fitimit. Vajzës më të madhe ia ka lënë emrin e nënës së tij, Adilës, ndërsa dy vajzat e tjera i ka emërtuar me Adea dhe Arsea, kjo e fundit ka vetëm 6 muaj.

Por familjet tjera të Jasharëve të Prekazit, të cilat humbën anëtarë të familjes në luftën e 5, 6 dhe 7 marsit të vitit 1998, tashmë janë plotësuar, e madje edhe e kanë tejkaluar numrin e anëtarëve të familjeve që kishin në fillim të marsit të vitit 1998.

Bilall Jashari, njeriu që nuk iu nda komandantit Adem Jashari deri në rënien e tij, thotë se tani shtëpitë e Jasharëve janë mbushur plot me pasardhës.

“Tjetër është familja e Shaban Jasharit që ka dhënë 20 anëtarë, të gjithë ata që u gjenden aty dhe është vështirë që të plotësohet familja me 20 anëtarë për kaq kohë të pasluftës. Të tjerët e kanë pasur më lehtë, pasi që të gjitha familjet tjera të Jasharëve kanë dhënë 36 anëtarë në luftën e 5, 6 dhe 7 marsit. Por sigurisht që përvjetori tjetër do ta gjejë edhe familjen e komandantit të plotë, ashtu siç ishte në fillim të vitit 1998, ndoshta edhe do t’i tejkalojë”, thotë Bilalli. Ai ka përkujtuar se rezistenca e Jasharëve ndryshoi rrjedhat e historisë dhe përfundimisht bëri që vendi të jetë i lirë.

“Marsi është muaji më i dhimbshëm, muaj që ka lënë gjurmë të pashlyeshsme në historinë tonë. 5, 6 dhe 7 marsi janë ditët më të rëndësishme të kombit shqiptar, që kanë lënë gjurmë që nuk mund të shlyhen, sepse nuk mund të shlyhen. Këto janë ditët heroike të familjes së madhe Jashari. Pa të dhe pa UÇK-në nuk do të kishte liri për popullin tonë”, thotë mes të tjerash Bilall Jashari.

Tags: albanianedi rama
Previous Post

Ramadani: Serbia fajtore për destabilizimin e Ballkanit, atë e ndal vetëm ushtria amerikane

Next Post

Musliu: Ata që fabrikuan dosje kundër UÇK-së, ishin prezent në protestën për Ramush Haradinajn

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Musliu: Ata që fabrikuan dosje kundër UÇK-së, ishin prezent në protestën për Ramush Haradinajn

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.