Atleti shqiptar Izmir Smajli ka triumfuar në Beograd duke u shpallur kampion Europe. Ai u rendit i pari në disiplinën kërcim së gjati.
Smajli me distancwn e arritur, 8.08 metra, theu edhe rekordin kombëtar. Smajlaj në hedhjen e parë kërceu 7,81 metra, megjithatë e rregulloi gjithçka me hedhjen e dytë, ku realizoi gjatësinë 8,08 metra, një rekord i ri kombëtar, duke thyer atë që kishte vendosur vetëm pak ditë më parë.
Kampionati Europian i sallave të mbyllura është duke u zhvilluar në Beograd. Ndërkohë, atletja Luiza Gega u rendit në vendin e pestë në garën e 1500 metrave.






















