Të burgosurit, të gjithë me prejardhje nga Jordania janë varur në një burg në jug të Amanit, tha Ministri i Informacionit Muhammad Momani.
Pesë të burgosurit që nuk ishin të dënuar për terrorizëm ishin dënuar për përdhunim dhe sulme seksuale, transmeton Klan Kosova.
Në mesin e të ekzekutuarve ishin edhe ata që ishin dënuar për sulmet në ambasadën e Jordanisë në Bagdad në vitin 2003, sulmin ndaj turistëve në amfiteatrin romak në kryeqytetin e Amanit në vitin 2006, sulmin ndaj zyrtarëve të Inteligjencës në kampin e refugjatëve Baqaa në vitin 2016, si dhe vrasjen e shkrimtarit Nahid Hattar vitin e kaluar.























