• Latest
  • Trending
  • All

Riintegrimi i vështirë i të radikalizuarve

02/03/2017

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 14 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Riintegrimi i vështirë i të radikalizuarve

02/03/2017
in Aktualitet, Lajme

Ky proces, thonë ata, duhet të përfshijë njerëz që “nuk e kanë ditur as vetë se çka është duke ndodhur në Siri”.

Por, për autoritetet në Kosovë ‘amnistimi i pjesëmarrësve në luftimet në Lindjen e Mesme është i pamundur për shkak të natyrës së veprës së kryer’ dhe mbi të gjitha, për shkak të Ligjit që parandalon pjesëmarrjen e shtetasve të Kosovës në luftëra të huaja.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Një numër i të rikthyerve nga vatrat e krizës thonë se pjesa më e madhe e atyre që janë përfshirë në luftime kanë qenë ‘të manipuluar’.

Albert Berisha, njëri nga të kthyerit që sot udhëheqë me një Institut për Integrim, Siguri dhe Deradikalizim, i tha Radios Evropa e Lirë, se “shumica e këtyre personave kanë qenë viktima të keqinformimit dhe keqpërdorimit, që kanë ardhur nga shumë institucione, përfshirë edhe ato politike”.

“Mënyra me e lehtë se si të bëhet riintegrimi i tyre është që të bëhet një lloj amnistie e monitoruar për të gjithë ata persona që kanë qenë nga viti 2011 deri në maj të vitit 2014, kur gjërat në Siri kanë qenë krejt të turbullta dhe asnjë nga ta nuk kanë mundur ta dinë saktësisht se çka është duke ndodhur atje”, tha Berisha.

Të paktën 300 shtetas të Kosovës u janë bashkuar luftimeve në Lindjen e Mesme që prej fillimit të krizës në rajon, duke e shndërruar Kosovën në vendin me numrin më të madh të ‘luftëtarëve të huaj’ në Evropë në raport me popullatën e saj.

Autoritetet e sigurisë thonë se edhe afro 140 veta kanë mbetur në vatrat e krizës, përfshirë edhe gra dhe fëmijë.

Një numër prej mbi 100 pjesëmarrësish në luftëra janë rikthyer në Kosovë, një pjesë e të cilëve janë arrestuar dhe dënuar, ndërkohë që një pjesë tjetër ende po përballen me drejtësinë.

Autoritetet në Kosovë thonë se rehabilitimi i të radikalizuarve nuk mund të bëhet përmes amnistisë, por përmes “programeve rehabilituese dhe të risocializimit”, pa përjashtuar edhe masat ligjore.

Zëvendësministri i brendshëm në Qeverinë e Kosovës, Valdet Hoxha, i cili njëherësh është Koordinator Nacional Kundër Terrorizmit, i tha Radios Evropa e Lirë, se ‘Kosova funksionon mbi bazën e një legjislacioni pozitiv’.

“Ju e dini se Kuvendi i Republikës ka miratuar ligjin për ndalimin e pjesëmarrjes në luftëra të huaja të qytetarëve tanë, ku dënimi parashihet deri në 15 vjet dhe nuk mund t’i ikim kësaj rregullative. Në këtë kontekst, nuk mund të bëjmë përjashtime, por në kontekst të zbatimit të ligjit po i shqyrtojmë të gjitha mundësitë që riintegrimi i tyre të mos shihet si masë represive por një vullnet i mirë duke zbatuar ligjin dhe duke i ndihmuar ata që të integrohen dhe riintegrohen në jetën shoqërore”, tha Hoxha.

Aktualisht, Kosova ka pak përvojë dhe aftësi në procesin e riintegrimit në shoqëri të të gjithë atyre personave që kanë marrë pjesë në vatrat e krizës në Lindjen e Mesme, thonë ekspertë të fushës së sigurisë.

Përveç masave të arrestit dhe përballjes me drejtësinë, njohës të rrethanave, thonë se deradikalizimi bëhet me ‘aftësimin. posaçërisht të institucioneve të vendit, që duhet të trajtojnë jo vetëm të kthyerit nga vatrat e luftës por edhe të gjithë ata që janë radikalizuar brenda territorit të vendit’.

Albert Berisha, thotë për Radion Evropa e Lirë, se ‘riintegrimi është i domosdoshëm dhe njëkohësisht edhe i mundur’.

“Duhet t’i nënshtrohen të gjithë procesit të riintegrimit që nënkupton punësim, edukim, shkathtësi profesionale, asistenca sociale, ofrim të ndihmës mjekësore e psikologjike e shumë aktivitete të tjera që kishin mundur t’i bëjnë këta persona… të gatshëm për t’u riintegruar në shoqëri”, thotë Berisha.

Qeveria e Kosovës ka miratuar një strategji për rehabilitimin dhe integrimin e personave të cilët kanë qenë pjesë e luftërave në Siri dhe Irak.

Zyrtarët e institucioneve thonë se me ndihmën edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kanë filluar të punojnë në zhvillimin e një strategjie për rehabilitimin dhe riintegrimin e personave të cilët kanë marrë pjesë në konfliktet e huaja, ose të cilët janë gjykuar për këtë çështje.

Zëvendësministri Valdet Hoxha tha se është koha që institucionet dhe mekanizmat e tjerë të merren me rehabilitimin dhe integrimin e atyre që kanë ikur në vatrat e luftës dhe një rol i rëndësishëm në strategjinë për rintegrim i është lënë edhe klerikëve të besimit islam.

“Një numër i madh i këtyre qytetarëve kanë marrë pjesë në këto luftërat të Lindjes së Mesme pikërisht pas indoktrinimit me ideologji të ndryshme ,duke mos i përjashtuar as vendet e lutjeve, xhamitë, qofshin ato të zyrtarizuara apo xhami shtëpi. Në këtë kontekst, natyrisht që roli i BIK-ut dhe imamëve në të gjitha komunat e Kosovës është i pazëvendësueshëm. Madje pritjet tona janë që ata të kenë një intensitet të shtuar rreth mbajtjes së ligjëratave të devotshme”, tha Hoxha.

Një pjesë e imamëve të Kosovës, qenë përfshirë në, siç thuhet, ‘vepra të indoktrinimit të të rinjve që u larguan nga Kosova në drejtim të vatrave të luftës’.

Në verën e vitit 2014 nga mbi 60 persona që u arrestuan, 12 ishin imamë të xhamive në Kosovë dhe një pjesë e tyre u përballën me drejtësinë.

Një Gjykatë në Ferizaj vitin e kaluar dënoi me 10 vjet burg, imamin e një xhamie të Gjilanit, Zekirija Qazimin, ndërkohë që në Prishtinë një prokuror i Prokurorisë Speciale ngriti padi ndaj një imami të xhamisë së madhe të qytetit, Shefqet Krasniqi, për, siç thuhet, ‘nxitje të veprave terroriste”.

Por, thirrjet për përfshirje të Bashkësisë Islame të Kosovës në procesin e riintegrimit të ‘personave të radikalizuar’, janë shtuar, dhe profesori në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë, Xhabir Hamiti, e sheh këtë rol përmes, siç thotë, mekanizmave edukativo-fetar.

“Pa riaktivizimin e këtij institucioni fetar [BIK] dhe pa riorganizimin e tij të fuqishëm në parandalimin e interpretimin e jashtëm fetar të ideologëve politikë dhe sektarë të mësimeve islame, përpjekjet e tjera në këtë drejtim nuk do të them se nuk do të jenë të suksesshme, por nuk do të mund të sjellin rezultatin e pritur”, tha Hamiti.

Përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës ndërkaq thonë se janë të gatshëm që të përfshihen në procese të integrimit dhe rehabilitimit.

Kryeimami i Kosovës, Sabri Bajgora, i tha Radios Evropa e Lirë se institucionet përgjegjëse në Kosovë kanë një plan strategjik por jo edhe konkret.

“Janë bërë disa programe dhe ne presim që në ato programe të përfshihen edhe punëtorët e BIK-it, që bashkërisht me institucionet përkatëse të shtetit të japim kontributin tonë për deradikalizimin të tyre. Unë mendoj se kontributi i BIK-ut është i jashtëzakonisht i nevojshëm në këtë fazë sepse ndoshta jemi më të përgatitur për të krijuar kundërnarrativët me të cilat kanë dal këto grupe radikaliste”, tha Bajgora.

Megjithëkëtë, rehabilitimi dhe riintegrimi, i siç cilësohen personave të radikalizuar bëhet, thotë Skënder Përteshi, nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, “duke u nisur nga puna me shërbimet korrektuese e deri tek personat dhe familjet e atyre që kanë qenë në vatrat luftës”.

“Programet e riintegrimit në Kosovë duhet të jenë programe që i përshtaten nevojave lokale, kulturës dhe kontekstit lokal”, tha Perteshi.

Ai tha po ashtu se programe do të duhej t’u dedikohen edhe atyre personave të cilët nuk kanë qenë në vatra lufte e që janë ‘radikalizuar brenda në vendit’.

“Për një zbatim të programit të riintegrimit dhe deradikalizmit kërkohet trajnim i stafit dhe institucioneve të shteti, sidomos institucioneve të drejtësisë; shërbimi korrektues e sprovues sepse u mungojnë trajnimet bazike të këtyre programeve”, tha Perteshi.

Autoritetet e sigurisë në Prishtinë, thonë se prej më shumë se një viti numri i shtetasve të Kosovës që i janë bashkuar grupeve militante në Siri e Irak ka shënuar një rënie të madhe.

Tags: albanianedi rama
Previous Post

Vdes një person në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë

Next Post

Sela: Nuk mund askush që të na pengojë për të drejtën tonë, gjuhën shqipe

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Sela: Nuk mund askush që të na pengojë për të drejtën tonë, gjuhën shqipe

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.