Për të ardhmen dhe karakterin e shtetit nuk mund të bisedohet tha Ivanov.
“Gjatë takimit me Zaevin kam kërkuar që të refuzoj këtë platformë, sepse qytetarët e Maqedonisë, kanë votuar për program dhe jo për platforma të formuara në shtetet tjera. Pranimi i platformave të huaj dënohet edhe me Kodin Penal. Nga Bashkësia Ndërkombëtare presim të dënojnë publikisht këtë platformë sepse paraqet ndërhyrje në punët e brenshsme të Maqedonisë dhe unitaritetin e saj. Heshtja e BE-së, na thotë se e ardhmja e vendit varet nga ne qytetarët dhe institucionet e saj”, tha mes tjerash Ivanov.























