Ushtrimet zakonisht kontribuojnë në rritjen e tensioneve mes gadishullit të ndarë, këtë vit filluan menjëherë pas testeve të Koresë së Veriut me raketat balistike dhe vrasjen e gjysmë vëllait të Kim Jong-un në Malajzi.
Një zëdhënës i ushtrisë amerikanë ka thënë se ushtrimet e bëra nga ushtarët dhe makinat janë të ngjashme me vitin e kaluar, shkruan Reuters.
Në ushtrimet e 2016 morën pjesë 300.000 ushtarë të Koresë së Jugut dhe 17.000 amerikanë.
Koreja e Jugut dhe SHBA theksojnë se praktika është e karakterit mbrojtës, ndërsa Pheniani e sheh si kërcënim.
Lideri i Koresë së Veriut, ka vizituar selinë e ushtrisë së tij dhe vlerësoi “gatishmërinë” ndaj “armikut të forcave amerikane dhe Koresë së Jugut të cilat çmendurisht janë duke u përgatitur të sulmojnë”.
Dy Koret teknikisht janë ende në luftë, sepse pas përfundimit të Luftës së Koresë (1950-1953) ka hyrë në një armëpushim, por jo në traktat paqeje.





















