Një njoftim për media Qeveria ka informuar se gjatë kësaj mbledhje, është miratuar vendimi me të cilin lejohet regjistrimi i qytetarëve të Republikës së Kosovës që figurojnë në Regjistrat e Gjendjes Civile por që ende nuk i kanë marrë dokumentet e Kosovës.
Sipas vendimit në fjalë, lejohet pajisja me dokumente të shtetësisë dhe gjendjes civile për qytetarët që figurojnë në Regjistrat e Gjendjes Civile të Republikës së Kosovës, por që ende nuk i kanë marrë dokumentet e Kosovës, por për realizimin e kësaj të drejte, qytetarët që aplikojnë duhet të disponojnë me dokumentet e vjetra që vërtetojnë identitetin e tyre, në pajtim me legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës.
Është miratuar edhe vendimi lidhur me udhëzimin e Agjencisë Kadastrale të Kosovës për regjistrimin e paluajtshmërive në emër të Republikës së Kosovës.
Me këtë rast, kryeministri Isa Mustafa theksoi rëndësinë që ka ky vendim për Kosovën.
“Konsideroj se është një vendim i rëndësishëm për ne dhe për Kosovën”, tha kryeministri Mustafa.






















